Meta dekoron sportistët e mundjes të ekipit ‘Flamurtari’

Nga Exit News
Meta dekoron sportistët e mundjes të ekipit ‘Flamurtari’

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, sportistët e ekipit të mundjes “Flamurtari”, në Vlorë, të dielën.

Sportistët e dekoruar sipas njoftimit të Presidencës janë “Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj”.

Meta dekoroi edhe “Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>