Meta dekreton 5 ligje pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit

Nga Exit News
Meta dekreton 5 ligje pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të premten 5 ligje pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Presidenti ku në një njoftim shkruan se ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, ligjin për prokurorinë, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe atë për sinjalizuesit.

Meta i kërkoi të gjitha institucioneve të përfshira në zgjedhje të marrin masa për të  miratuar aktet nënligjore.

“Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.”, përfundoi Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>