Meta dekreton ligjin për regjistrimin e pronarëve të kompanive, drejtuesve të OJQ-ve

Nga Exit News
Meta dekreton ligjin për regjistrimin e pronarëve të kompanive, drejtuesve të OJQ-ve

Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i cili parashikon regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse të regjistruara në vend. Ky ligj është kërkesë e Agjensisë Evropiane kundër Pastrimit të Parave, Moneyval.

Presidenti kërkoi zbatimin sa më të shpejtë të ligjit dhe nxjerrjen e akteve nën ligjore.

“Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave”, shkroi Meta, në një postim në Facebook.

Qeveria ka njoftuar se regjistri do të jetë gati në janar 2021. Mosregjistrimi të dhënave për pronarin ose aksionerin e një kompanie ose organizate jofitimprurese do të dënohet me gjobë  në vlerën 500 mijë lekë.

Ndërsa, mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese, dënohet me gjobë në vlerën 250 mijë lekë. Gjithashtu edhe përfaqësuesi ligjor, në rast mosregjistrimi dënohet me gjobë prej 150 mijë lekësh.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme