Presidenti Meta ka dekretuar, të hënën, rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend, dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut.
Megjithëse të kontestuara nga opozita dhe disa organizata studentore, si zgjedhje të paligjshme, presidenti ka miratuar emërimin e drejtuesve të rinj.
Në 30 korrik, me 54 për qind të votave nga pedagogë dhe mësues, Artan Hoxha u zgjodh rektori i ri i Universitetit të Tiranës, universitetit kryesor në vend.
Në universitetet e tjera, rektorët e zgjedhur janë:
- Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata;
- Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari;
- Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku;
- Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari;
- Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi;
- Universiteti i Sporteve: Agron Kasa;
- Universiteti i Durrësit: Kseanela Sotirofski;
- Universiteti i Gjirokastrës: Bektash Mema;
- Universiteti i Shkodrës: Suzana Golemi;
- Universiteti i Vlorës: Roland Zisi;
- Universiteti i Korçës: Dhimitër Bello;
- Universiteti i Elbasanit: Skënder Topi.