Presidenti Ilir Meta dënoi dhunën e ushtruar nga policia bashkiake ndaj një shitseje ambulante të moshuar, duke e quajtur “joprofesionale, shproporcionale, të dhunshme dhe të dënueshme ligjërisht.”
Meta i bëri thirrje Bashkisë Tiranë që, sipas tij, “ka dhënë, edhe në të kaluarën e afërt, shembullin më të keq të marrëdhënies së pushtetit vendor me qytetarët” të respektojë ligjin dhe të drejtat e njeriut.
Ai shtoi se autorët e rasteve të përsëritura të abuzimit duhet të përballen me drejtësinë.
“Urdhëruesit dhe autorët e këtyre akteve arbitrare, që po kthehen në një fenomen të përsëritur dhe thellësisht shqetësues për banorët e kryeqytetit, meritojnë të marrin përgjigjen e menjëhershme nga drejtësia!,” përfundoi Meta deklaratën në rrjetin Facebook.