Presidenti Ilir Meta sëbashku me aktivistët e organizatës Eco Albania për mbrojtjen e parkut të Vjosës kërkoi kthimin e Vjosës në Park Kombëtar.
Në një deklaratë për median, të mërkurën Meta shprehu mbështetjen e tij për 36 organizatat e mbrotjes së mjedisit për Vjosën. Ai tha se Vjosa duhet të mbrohet nga çdo projekt që kërkon ta dëmtojë.
“Jemi ende në kohë pë të ndaluar dëmtimet dhe për të ruajtur një trashëgimi për të gjtiha gjeneratat e ardhshme, një mundësi e shkëlqyer për turizmin”.
3 organizata mjedisore Riverëatch, EuroNatur dhe EcoAlbania kanë propozuar krijimin e një parku kombëtar për të shpëtuar lumin Vjosa nga hidrocentralet.
Sipas tyre parku mund të jetë me një sipërfaqe prej 111,600 hektarësh, çka do ta bënte atë më të madhin në Shqipëri duke tejkaluar parqe si ai i Bredhit të Hotovë-Dangëllisë dhe Shebenik-Jabllanicës. Nga kjo zonë e stërmadhe pjesët më të rëndësishme mendohet të jenë pjesa Tepelenë-Bënçe, Kalivaç-Poçem dhe grykëderdhja e Vjosës në detin Adriatik.
Në shtator, kryeministri Rama njoftoi se qeveria kishte shpallur pjesën e sipërme të Vjosës “Park Kombëtar. Në mbështetje të mbrojtjes së Vjosës ka dalë dhe aktori Leonardo Dicaprio dhe biologu i çmimit nobel.