Presidenti Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inagurua vendosjen e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skendërbeu në parkun qendror në Budapest, të hënën.
Në vitin 2019, skulptori Agim Rada nisi punën për bustin e heroit kombëtar. Vendosja e bustit u lajmërua nga Kryeministri Rama në 5 qershor, gjatë vizitës zyrtare në Budapest.
Vendosja e bustit të ‘Skenderbeut’ ka qënë një projekt i hershëm mes Tiranës dhe Budapestit. Në vitin 2017, Ambasada shqiptare në Budapest njoftoi vendosjen e bustit në në Budapest, pranë monumentit të heroit hungarez, Janosh Huniadi. Skulptura u realizuar atëherë nga Mihaly Gabor.
Por pas postimit të fotove në Facebook, pati shumë reagime nga publike sepse nuk kishte ngjashmëri me imazhin e heroit. Pas reagimeve, ambasadori shqiptar në Budapest Arian Spasse u shpreh se ishte “vetëm maket, do të pësojë ndryshime e do të marrë tiparet, me të cilat janë familjarizuar shqiptarët”.