Presidenti Ilir Meta deklaroi të enjten në Opinion se “do të varë të gjithë ata që prekin votën”.
Gazetarja i tha Metës se një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.
“Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra”, ishte përgjigjes e Metës.
Ai tha se “ populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend”.
Presidenti Ilir Meta tha se do të ketë tentativa për të prekur votën. Ai tha se ato kanë filluat tashmë “por uragani është i pandalshëm”.