Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për shtyp nga Myftia e Korçës i bëri thirrje partive politike të hyjnë në zgjedhje me figura me integritet.
“Më 25 prill, partitë politike dhe qytetarët duhet të distancohen nga figurat që nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve dhe të cilët kanë probleme të qarta në ligjin e dekriminalizimit”, u shpreh Meta.
Meta e konsideroi zgjedhjet parlamentare si “një referendum më i madh se sa ai i vitit 1994, sepse mbas 30 vjetësh është vënë në diskutim e ardhmja evropiane e Shqipërisë”
Për akuzat e ish-kryeministrit Nano, Meta nuk pranoi të komentojë. Ai tha se “të merresh me kumar dhe të citosh biblën sikur nuk shkon”.