Presidenti Meta falenderoi Bashkësinë Ungjillore Shqiptare për ndihmën e tyre në misionin për dhurimin e gjakur për fëmijët talesemikë.
“Mirënjohje Bashkësisë Ungjillore Shqiptare, që prej 10 ditësh nëpërmjet një maratonte të dhurimit të gjakut, ka udhëtuar nga jugu në veri të Shqipërisë, nga Shkodra në Sarandë, nga Korça në Gjirokastër, për t’u përfunduar sot më 14 qershor, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në Tiranë, duke dhënë një kontribut të çmuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane dhe fisnike, për të cilën e gjithë shoqëria jonë i është mirënjohëse”, u shpreh Presidenti Meta.
Meta sëbashku me Aleancën për Dhurimin e Gjakut kanë ndërmarrë nismën në të gjithë vendin për dhurimin e gjakut për fëmijët talesemikë.