Meta flet për incidentin tek zyrat e FRD

Nga Exit News
Meta flet për incidentin tek zyrat e FRD

Presidenti Ilir Meta komentoi në Facebook përplajesn e tij më policinë bashkiake në zyrat e FRD.

Ai tha se “kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri, aty ka drejtësi”.
“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka drejtësi”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake të Tiranës në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike (FRD). Nga një video e publikuar u pa përplasje dhe sharje por nuk u bë  e qartë se si u shkaktua incidenti.

Presidenti u dëgjua t’i thotë policëve, “dilni jashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia”.

Sipas një letre të botuar 10 ditë më parë Bashkia Tiranë ka lajmëruar përfaqësuesit e FRD-së të lirojnë zyrat e dhëna nga Bashkia për shkak të amortizimit të godinës dhe ndërhyrjeve të parashikuara në të.

FRD është parti e koalicionit të djathtë të drejtuar nga PD. Deri përpara dy javësh partia drejtohej nga ish-presidenti Bamir Topi, por tani kryetar i ri është Sali Shehu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>