Presidenti Ilir Meta tregoi të enjten në “Çim Peka Live” mbi takimin që ka bërë me kontrollorët ajror.
Meta tha se i ka pritur kontrollorët më datë 31 prill në Presidencë.
Presidenti tha se ata i paraqitën atij problematikat që kishin. Meta tha se këshilla që u kishte dhënë ishte të vijonin punë.
“Në fund të fundit ramë dakord dhe i thash që nuk duhet të ndërprisni këtë punë, sepse penalizon shtetin. Më 2 prill, i kam drejtuar një shkresë kryeministrit dhe ministrave dhe kam apeluar për një zgjidhje të arsyeshme, ata pretendonin një zgjidhe në kushtet e Kosovës apo Maqedonisë”, tha Meta. Ai tha se nuk ishte dakord me lënien e punës dhe me ato që ndodhën.
“Drama e zgjedhjeve është e rëndë për këdo. Ngjarje të tjera do të shikoni, do të dëgjoni, e përralla me grushte shteti do të dëgjoni”, tha presidenti.
“Shqipëria mund të bëhet bahçe e Bangladeshit, është bërë bahçe e Ndragehtës, e kanabisit, e krimit të organizuar”, tha Meta.
Por ai tha se nuk sheh rrezik sepse populli shqiptar do ta ndëshkojë qeverinë me votë.
Kryeministri Edi Rama e ka akzuaur Metën si organizatorin e pezullimin të punës nga kontrollorët.