Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kerci dhe i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa të shpejta për të përsosur mbrojtjen e bluzave të bardha nga virusi.
Meta thotë se boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar, nga humbjet e jetës për shkak të koronavirusit, do të jetë shumë problematik.
Presidenti kërkon dizinfektim të vazhdueshëm të mjediseve mjekësore, sigurimin sa më parë të vaksinës dhe vaksinimin me prioritet të personelit mjekësor si dhe shpërblim financiar të shtuar si masa që duhen ndërmarrë sa më parë.