
Presidenti Ilir Meta ka shprehur gadishmërinë për të takuar anëtarët e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar mbi akuzat e ngritura nga deputetët socialistë.
Në letrën e Metës dërguar Kuvendit mbi kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e tij, me arsye e kapërcimit të paanshmërisë politike.
“Presidenti i Republikës, mbetet në pritje të reflektimit dhe përgjigjes suaj për sa më sipër, dhe është i gatshëm për t`u takuar, diskutuar e për tu shprehur me Komisionin e Ligjeve edhe pse virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-WEBEX, në datën 10 maj 2021, datë kjo që përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare”, shkruan Meta në letrën e tij.