Meta i kërkon qeverisë të zbatojë të drejtat e besimeve duke filluar nga kthimi i pronave

Nga Exit News
Meta i kërkon qeverisë të zbatojë të drejtat e besimeve duke filluar nga kthimi i pronave

Presidenti Ilir Meta i kërkoi të dielën qeverisë dhe institucioneve të tjera në varësi të saj që të respektojnë të drejtat kushtetuese  të besimeve fetare, duke filluar me kthimin e pronave.

Këto deklarata presidenti i bëri nga një aktivitet që po mbahet në përkujtim të 100 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian.

Meta në fjalën e tij vlerësoi gjithë Komunitetin Bektashian, të cilin e cilësoi “të papërkulur para regjimit komunist”.

Presidenti Ilir Meta deklaroi:

“ Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”.

Sipas ligjit,  shteti i njeh Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të drejtën e pronës mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas Nenit 22, shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit bektashian dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, vendet e shenjta, sendet e kultit dhe arkivat e saj të konfiskuara nga regjimi komunist.

Sipas komunitetit Bektashi, Ministria e Financave nuk i rimbursojë për taksën e ndërtimti të paguar në 2016 për qendrën e Baktashinjve në Botë në Tiranë, edhe pse ligji kërkon që taksa e ndërtimti të rimbursohet.

Komunitetet fetare menaxhojnë 114 institucione arsimore, duke përfshirë universitete, shkolla fillore dhe të mesme, parashkollorë, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore.

ALUIZNI raportoi se deri në shtator legalizoi 135 ndërtesa fetare, përfshirë 4 kisha Katolike, 71 xhami, 12 kisha ortodokse, dhe 48 teqe.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>