Presidenti Meta i ka kërkuar ambasadores amerikane Yuri Kim të mos mbështesë më kryeministrin Rama.
Këtë deklaratë presdienti i ka bërë gjatë një interviste për Syri TV pasi ambasadorja Kim dënoi përmes një postimi në Tëitter kërcënimet për trazira pas ditës së zgjedhjeve.
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen”, është shprehur presidenti.
Meta e ka ftuar ambasadoren në studio bashkë me kryeministrin Rama për t’u ballafaquar.
Ai deklaroi gjithashtu se ambasadorja Kim i ka kërkuar që të pranojë Ardian Dvoranin në krye të KED-së në emër të Edi Ramës.