
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të qeverisë mbi buxhetin 2021 përmes publikimit të disa shifrave që sipas tij tregojnë përqëndrimin e të ardhurave në pagesat për PPP dhe jo për të përballuar pandeminë koronavirus.
Meta krahason vlerën totale të pagesave që buxheti i shtetit do t’i japë kontratave të partneritetit publik privat në vitin e ardhshëm, me totalin e parashikuar për luftën kundër koronavirusit.
838.2 miliard lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto janë parashikuar për PPP-të në 2021-shin, ndërsa për luftën kundër Covid-19, projektligji per buxhetin e shtetit 2021 parashikon vetëm 14.5 miliard lekë, ose 0.86% e PPB-së, shkruan Presidenti në rrjetin social facebook.