Presidenti Ilir Meta deklaroi se akuzave të kryeministrit Edi Rama për nxitje të grevës së punonjësve të Albcontrol do t’ja japë përgjigjen mbasdite.
Përmes një postimi në Faecbook, Meta publikoi kërkesën drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku për shqetësimet e punonjësve të Albcontrol.
Ai ironizoi qeverinë, duke u shprehur se nëse aeroporti i Vlorës është hapur do e zhvillojë atje konferëncën për shtyp.
“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.”
Kjo deklaratë e Presidentit erdhi pas akuzave të Ramës për nxitjen e grevës së këtyre punonjësve.