
Presidenti Ilir Meta dekalroi se ndryshimet kushtetuese të miratuara në parlament janë antikushtetuese dhe të papranueshme.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh ndryshimet janë shkelje e konsensusit të arritur me 5 qershor.
“Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm!
Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.”
Meta gjithashtu kritikoi disa ndërkombëtarë, retorikat e cilëve i konsideroi si “oportuniste dhe hipokrite”.
Presidenti tha se do jetë në mbrojtje të Kushtetutës e se shqiptarët “do i përgjigjen shqiptarisht Edi Ramës.”