Meta i shqetësuar për rritjen e borxhit publik

Nga Exit News
Meta i shqetësuar për rritjen e borxhit publik

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin për rritjen e lartë të borxhit publik dhe kërcënim që një fenomen i tillë i shkakton ekonomisë së vendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Meta i bëri apel ‘çdo zyrtari, në çdo nivel qendror e vendor të mos firmosë kuturu, aq më tepër në këtë periudhe kritike sepse do mbajnë përgjegjësi individuale e jo “kolektive”’.

Presidenti ndau me qytetarët një analizë të ish-deputetit Kastriot Islami, i cili sqaron rritjen e borxhit gjatë qeverisës Rama, sipas së cilit në 7 vite qeverisje, borxhi publik është rritur nga rreth 9 miliardë euro në vitin 2013, në rreth 16,2 miliard euro në vitin 2020.

Një tjetër shqetësim që ngre Islami është se një pjesë e konsiderueshme e këtij borxhi nuk është injektuar në ekonomi, por janë vjedhur nga qeveria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>