Meta i shqetësuar për rritjen e borxhit publik: Po i zhyt shqiptarët në varfëri

Nga Exit News
Meta i shqetësuar për rritjen e borxhit publik: Po i zhyt shqiptarët në varfëri

Presidenti Ilir Meta akuzoi qeverinë Rama se gjatë 7 viteve qeverisje, ka zhytur shqiptarët ‘në borxhe dhe varfëri’.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti ndau me lexuesit një koment të ish-deputetit Kastriot Islami për rritjen e borxhit publik, ku ndër të tjera theksohet se gjasë qeverisjes së Ramës, borxhi është rritur çdo vit me nga një miliardë euro.

“Shqiptarëve iu rrit borxhi deri në 21 mijë euro për çdo familje dhe Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me vetëm 1,2 miliardë euro, ndërkohë që borxhi u rrit me 7,2 miliardë euro.

Kjo është tradhëtia më e madhë ndaj çdo shqiptari të ndershëm,” shkruan Islami.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>