Meta: Integrimi i Shqipërisë kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe institucioneve të pavarura

Nga Exit News
Meta: Integrimi i Shqipërisë kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe institucioneve të pavarura

Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të vazhdojë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të kushteve për nisjen e negociatave me BE.

Gjatë një takimi me eurodeputeten Isabel Santos dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Meta theksoi se “integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale.”

Komisioni për Punë të Jashtme i propozoi Parlamentit Evropian një projekt-rezolutë pro integrimit të Shqipërisë, e cila thekson detyrimet e vendit në këtë proces.

Projekt-rezoluta është përgatitur nga Raportuesja për Shqipërin në PE, Isabel Santos, bazuar në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërnë gjatë viteve 2019 dhe 2020

Komisioni thekson se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vëna në mars 2020, dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sapo të miratohet korniza e negociatave nga udhëheqësit e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>