Meta: Ka përpjekje për ta lënë vendin pa opozitë

Nga Exit News
Meta: Ka përpjekje për ta lënë vendin pa opozitë

Presidenti Ilir Meta la të kuptohej se në Shqipëria nuk do të kthehet në një diktatorë apo autokraci pavarësisht përpjekjeve për ta lënën atë pa opozitë. Në një deklarataë për gazetarët nga Pogradeci, të shtunën, Meta u shpreh se:

“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë”.

Ai nuk komentoi zhvillimet e fundit në PD duke thënë se nuk ndërhynë në çështjet e brendshme të një partie.

Meta u shpreh se vendimi i Komisioni iVenecias nuk do të prekë detyrën e tij, pasi në çështja ndaj tij është vetëm politike:

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Jam tepër i qetë dhe i pa shqetësuar, për sjelljet e të tjerëve”.

Në 14 tetor Komisioni i Venecias do të japë mendim për arsyet e kërkesës së shumicës për shkarkimin e Metës. Shumica socialiste u përpoq dy herë të shkarkonte Presidentin, herën e parë kërkesa e saj u hodh poshtë nga Venecia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>