Presidenti Ilir Meta përgënjeshtroi lajmet e ditëve të fundit se ai do të largohet nga posti i presidentit pas zgjedhjeve parlamentare të 2021. Në një konferencë për shtyp, sot (18 shtator), Meta siguroi qytetarët se do të qendrojë në postin e presidentit deri në fund të mandatit, në viitn 2022:
“Por më duhet tju sigurojë , pa hyrë në komente që largojnë vemendjen nga garantimi i zgjedhjeve të lria më 25 prill, se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ku institucion deri në 24 koririk 2022 kështjellë e pamposhtur për mbrojtjen e kushtetutës, këtë do ta mbaj në të gjitha mënyrat”.
Presidenti kërcënoi se do të shpërndajë parlamentin nëse vazhdojnë të miratojnë ligje antikushtetuese, duke ju referuar ligjit për presidentin:
“Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, unë jam presidenti i 2 marsit, as i opozitës dhe as i LSI-së. Nëse duan i shpërndajë para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jam. Le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidenti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit. Nuk trembet më njeri. Kë të shkarkojnë ata, të shohim kush e shkarkon me pare njeri-tjetritn”.
Në lidhje me marërveshjen e detit me Greqinë, Meta ka ritheksuar qendrimin e tij, se çdo marrëveshje do të bëhet në përputhje me Kushtetutën:
“Qëndrimi i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i Kushtetutës dhe gjykatës Kushtetuese. Presidenti nuk mban qëndrime të dyfishta. Të zgjidhet sa më shpejt që kjo çështje të jetë me mirëbesim dhe jo të minojë marrëdhëniet përmes qendrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë sipas konjukturave. Miqësia me Greqinë është e rëndësishme të mbrohet, të zhvillohet dhe të frocohet.”
Meta i bëri thirrje sërisht parlamentit dhe qeverisë të zbatojë rekomandimin e raportuesit të KiE për median:
“Thirrja e djeshme e raportuesit të KiE është një kambanë që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca sidomos në këtë periudhë paraelektorale, mazhoranca ka detyrimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, siç e kërkojnë kushtet për integrimin në BE”.