Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbështet kërkesën e Avokatit të Popullit për heqjen karantinës për udhëtarëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Ministria e Shëndetësisë ka për detyrë të garantojë të drejtat e njeriut.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale, por kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.”
Ai deklaroi se të gjithë institucionet duhet të sillen me përgjegjshmëri.