Presidenti Meta i bëri thirrje të gjithë palëve të bashkëpunojnë për arritjen e reformave, si e vetmja mundësi drejt integrimit europian.
Në një konferencë për shtyp, Meta tha se presidenca do t’i paraqesë sygjerime konkrete Këshillit Kombëtar të Integrimit për plotësimin e kushteve të vëna nga BE-ja:
“Duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja të mos mbetet në vend numëro.
Do t’i paraqesim këshilli sugjerimet konkrete me planet konkrete.
Zbatimi i 15 kushteve janë mënyra e vetme për të bërë përparim siç e përcakton metodologjia e re e BE-së.”