Presidenti Meta kërkoi nisjen e hetimit për personat që kanë dëmtuar Parkun Arkeologjik të Apollonisë.
“Apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor”, shkroi Meta në një postim në Facebook.
Ai e dënoi “ aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë”.
Meta bëri thirrje për nsijen e projektit të restaurimit dhe “forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin”.