Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sqarime nga kompania telefonike One Telecommunications mbi dërgimin e mesazheve të rreme nga numri i tij i telefonit, përpara se t’i drejtohet gjykatave ndërkombëtare. Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi njoftoi në Facebook, sot, 3 maj, se:
“Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike”.
Ai njoftoi se presidenti do t’i drejtohet gjykatave ndërkombëtare për përdorimin e numrit të tij të telefonit nga kjo kompani:
“Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar”.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti deklaroi se telefoni i tij u hakërua dhe u përdor për dërgimin e mesazheve të rreme drejt qytetarëve.