Presidenti Meta komentoi vendimin e tij për të mos dekretuar dhe kthyer në kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.
Gjatë një vizite në Korçë, Meta u shpreh s ekjo është një mundësi që shumica socialiste të reflektojë:
‘Për t’i dhënë mundësi tjetër maxhorancë që të reflektojë, të respektojë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe padyshim që do të mbajë një përgjegjësi kritike.’
Meta theksoi se ndryshimet e 5 tetorit nuk respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe ‘respektimi i kësaj marrëveshje është kusht i padiskutueshëm për BE-në’.
Në fund të deklaratës ai shtoi se është i qetë për vendimin e tij sepse ‘është në një gjatësi vale me popullin shqiptar’.