
Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendet e rajonit duhet të punojnë sëbashku për të arritur integrimin në BE.
“Rajoni ynë nuk do të ketë sukses në rrugën e tij europiane nëse nuk punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Meta në fjalën e tij në samitin e 10-të të Brdo-Brijuni, të henën.
Ai u shpreh se kushtet e vendosura nga BE për Shqipërinë do të ndihmojnë në “funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit”.
Meta konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për “dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese”.