Meta kthen ligjin për sektorin minerar: Favorizon subjekte të caktuara private

Nga Exit News
Meta kthen ligjin për sektorin minerar: Favorizon subjekte të caktuara private

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi ligjin për sektorin minerar të miratuar nga Kuvendi, me justifikimin e shkeljes së Kushtetutës, parimit të barazisë dhe sigurisë juridike. Në sqarimin e tij, Meta u shpreh se ligji u miratua pa konsultim publik dhe favorizon subjekte të caktuara.

Ligji, u shpreh Meta “cenon haptazi interesin publik të shtetasve shqiptarë”.

“Krijohen mekanizma për ndërhyrjen e shtetit […] në mënyrë disproprocionale dhe përmes një procesi të parregullt ligjor, për të ndërprerë gëzimin e të drejtave legjitime pronësore”, shtoi Meta.

Ai sqaroi se ligji “shkel dhe cenon disa parime kushtetuese si: parimin e sigurisë juridike; iniciativës dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike; parimin e decentralizimit të pushtetit vendor, proporcionalitetit, barazinë para ligjit, duke vendosur në rrezik të hapur interesin publik dhe keqpërdorimin e pasurisë kombëtare”.

Ligji u miratua më 11 maj 2021, pas kalimin në komisionin e ligjeve në Kuvend.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme