
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar të dielën 18 vjetorin e ardhjes në vend të familjes mbretërore shqiptare “pas 63 vitesh mërgimi të detyruar”.
“Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare e i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën”, shkruan Meta në një postim në Twitter.