Presidenti Ilir Meta kujtoi ditën e çlirimit të Kosovës. Në një postim në Facebook, të shtuneMeta falenderoi NATO-n, dhe SHBA-të për ndihmën në “zhvillimin e pandalshëm të demokracisë”.
Ai kujtoi Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës”, u shpreh Meta.
Sot, 11 qershor, 22 vjet më parë, NATO iu bashkua ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar.