Meta kujton Dritëroin: Vepra e tij ende kaq e prekshme

Nga Exit News
Meta kujton Dritëroin: Vepra e tij ende kaq e prekshme

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar në ditën e tij të lindjes shkrimtarin Dritëro Agolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta kujtoi punën dhe veprën e Agollit:

“Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë.

E kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.”

Presidenti Meta theksoi se Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve, por se ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>