Presidenti Ilir Meta kujtoi miratimin e Kushtetutës në vitin 1998 me votëbesimin e qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Presidenti shkroi se tani “ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra”.
Meta kritikoi ndryshimet kushtetuese në vitin 2008, duke u shprehur se “që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve”.
“Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021”, përfundoi Meta.