Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar: Ky krim nuk do të amnistohet pas 25 prillit

Nga Exit News
Meta kujton shembjen e Teatrit Kombëtar: Ky krim nuk do të amnistohet pas 25 prillit

Presidenti Ilir Meta kujtoi shembjen e Teatrit Kombëtar të shtunën, në ditën ndërkombëtare të Teatrit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se krimi i ndodhur në 17 maj 2020 nuk do të amnistohet pas 25 prillit.

“Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.”

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë artistët të cilët protestuan për 2 vjet dhe premtoi se Teatri do të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>