
Presidenti Ilir Meta shprehu sot trishtimin për ndarjen nga jeta të Vildan Tufit, ish-atletit dhe trajnerit të njohur shkodran.
Përmes një mesazhi në Facebook, Meta i shprehu ngushëllime familjes për humbjen:
“Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.”
Vildan Tufi u nda nga jeta, të dielën, në moshën 75 vjeçare.
Pak muaj më parë, Tufi u dekorua nga presidenti Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.