Presidenti Ilir Meta e quajti vendimin e Bashkisë së Tiranë për largimin nga zyrat të ‘Frymës së Re Demokratike’, “sulmi i dhunshëm ndaj FRD si forcë opozitare, vetëm pak ditë të nënshkrimit me PD-në të një marrëveshje”.
Meta e akuzoi shumicën socialiste se “tenton të minojë pluralizmin politik në vend”.
“Të gjitha veprimet e kryetarit të Bashkisë dhe punonjës të saj janë kryer në kundërshtim të ligjit. E gjitha veprimtaria e kryetarit të Bashkisë, është kundër asaj që duhet të bëjë administrata bashkiake e kryeqytetit”, u shpreh Meta.
“Policët ishin futur në FRD, sikur aty ishte skenë krimi. Policët donin të pengonin presidentin në punën e tij. FRD nuk ka zaptuar zyrë publike”, sqaroi Meta.
Përfaqësues të FRD-së u përlasën me policinë bashkiake javën e kaluar për të liruar zyrat në ish-godinën e PD-së.