Presidenti Ilir Meta ka biseduar të mërkurën me ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grondahl.
Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se vlerëson mbështetjen e Norvegjisë për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit, në rrugën drejt BE-së.
Meta theksoi se bisedoi me ambasadorin për përforëcimin e bashkëpunimit në ekonomi, bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregti dhe arsim:
“Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera.”