Presidenti Ilir Meta po monitoron procesin e zgjedhjeve në Elbasan. Ai u takua me drejtuesin politik të PD-së së Elbasanit Gazmend Bardhi, për ecurinë e hetimeve pë vrasjen e Elbasanit.
Meta, të shtunën, 24 prill i bëri thirrje prokurorit të Elbasanit të vazhdojë hetimet për ngjarjen e Elbasanit. Presidenti u shpreh për median se në Elbasan ka pasur probleme me pajisjen biometrike.
Në mëngjes, u raportua se në një qendër votimit në Elbasan, votimi nisi. Me vonesë sepse mungonin komisionerët e LSI-së. Por ky lajm u përgënjeshtrua nga LSI, e cila deklaroi se komisionerët nuk kanë marrë ende emërimin nga KQZ.