Presidenti Ilir Meta paralajmëroi shumicën socialiste se nëse miraton ndryshimet kushtetuese të njëanshme nuk do të ketë më bisedime mes palëve, duke aluduar se do të ketë përplasje politike.
“Kush prek 5 qershorin duhet të dijë se nuk ka vetëm 30 korrik, por edhe 2 gusht.
Ka një datë kur ndahen dy epoka. Nuk ka më rikthim në tryeza dhe ëkrkim të të drejtave që i takojnë pakice pasi ke dhënë shembullin se për interesa të pushtetit tënde ke përmbysur të ardhmen e vendit”, tha Presidenti Meta në konferencën për shtyp, të premten.
Ai tha se “marrëveshja e 5 qershorti mund të ndryshohet me ekspertë ndërkombëtar dhe me konsensus”. Meta sqaroi se rolin e tij në tërheqjen e opozitës nga kërkesa për qeveri tranzitore.
Ndërsa për ftesën e kryeministrit Rama në Këshillin Politik, ai tha se Presidenti nuk merret “me gjëra kaq të shëmtuara dhe joserioze”.