Presidenti Ilir Meta tha të premten se ka informacione se është tentuar të manipulohen zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për Euronews ai tha se “do të marr masat e mia në respekt të Kushtetutës dhe në transparencë të plotë me gjithë opinion publik”.
Meta u tha se qytetarët shqiptarë duhet të kenë siguri mbi votën e tyre dhe shtoi se “garanci për këtë jap unë si president dhe i gjithë popullit shqiptar do të jetë garant për të ruajtur dhe mbrojtur votën e vet”.
Meta tha duke iu drejtuar qytetarëve se kushdo që tenton t’i korruptojë ata për votën “nuk mund të jetë udhëheqësi juaj, sepse kërkon që të shkatërrojë demokracinë”.