Meta: Nisma e socialistëve për të hetuar raportin e UÇK-së, turp i madh

Nga Exit News
Meta: Nisma e socialistëve për të hetuar raportin e UÇK-së, turp i madh

Presidenti Ilir Meta e quajti ‘turp të madh’ nismën e shumicës socialiste për të ngritur komision hetimor për raportin e Dick Martit.

Në një konferencë për shtyp, Meta deklaroi :

“Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thashë unë, ku një oligark po tenton të vjedhë të gjithë shqiptarë, ky është problem serioz, nëse ka një parlament serios, nëse është një bandë le ta miratojnë.

Kjo është turpi më i madh që bën Kali të Trojës se dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Martin se cilat vende e fabrikuan se kërkon të fusë përçarjen mes shqiptarëve. Ca mund të them më shumë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>