Presidenti Ilir Meta në një intervistë për News24 tha se kjo nuk është koha për një amnisti fiskale dhe ajo duhet të shoqërohet “sa më të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe institucione të tjera ku jemi integruar apo duam të integrohemi”.
“Amnistia, duhet të jetë shumë e mirëmenduar në mënyrë që mos të nxisë më tej informalitetin në ekonomi dhe aq më tepër të ndihmojë për të rehabilituarveprimtari të caktuara kriminale”, shtoi Presidenti.
Ndërsa për ndryshimet në Kodin Penal, Presidenti tha:
Unë nuk i kam kërkuar opozitës që t’i mbështesë këto ndryshime për arsye, që të jem shumë i qetë dhe i ndershëm me ju, se nga ana procedurale kemi një problem.
Studiova të gjithaqëndrimet e Avokatit të Popullit, të Komitetit të Helsinkit, të organizatave të tjera, iu referova përvojës më të mirë mendoj unë në Europë, që është ajo e Danimarkës, e theksoj këtë.
Mund t’iu them se për këtë çështje legjislacioni ynë i mbron qytetarët apo e trajton këtë çështje edhe më me kujdes sesa vetë Kodi i Penal i Danimarkës.
Çdo lloj refuzimi i tyre vetë se do të rriste mundësinë që organet ligjzbatuese të cenonin të drejtat e qytetarëve shqiptar apo t’u lihej një mundësi e tillë
Mendoj që kjo ishte e vetmja rrugë e përgjegjshme për një President që do të merrte këtë përgjegjësi. Unë e kam marr këtë përgjegjësi pavarësisht nga kritikat të cilat i mirëpres edhe i respektoj.
Është gjëja më e lehtë për të spekuluar në këtë situatë, për të kritikuar, për të amplifikuar, ashtu sikurse është shumë e pafalshme në veçanti për qeverinë apo për institucionet shtetërore që ta përdorin këtë pandemi, apo persona të caktuar për të spekuluar, për të përfituar në mënyrë të parregullt, për të përfituar në mënyrë të paligjshme.