Presidenti Ilir Meta nuk do të komentojë ardhjen e 10 mijë dozave të vaksinës ruse Sputnik V në vend, sot, 22 mars.
Interesimit të gazetarëve, në një komunikim nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Meta u shpreh se:
“Apeloj për të forcuar masat, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor për të gjtihë qytetarët mbi kritere shkencore”.
Sot në vend erdhën 10 mijë doza të vaksinës Sputnik V, të dhuruara nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
Sputnik V nuk është licensuar ende në BE, pavarësisjt se ka nisur administrimi në disa vedne evropiane. Javën e kaluar edhe Gjermani u shpreh në favor të administrimit të vaksinës edhe përpara se të miratohej nga BE.
Në rajon, Serbia ka nisur vaksinimin e popullsisë edhe me vaksinës ruse.