
Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi në rrjetin Facebook, shkruan se shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë.
Meta i bëri komentet pas dekorimit të martën të ish-të përndjekurit Qani Sadiku me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për kontriburin e tij në mbrojtjen e të drejtave të shtresës së ish-të përndjekurve politikë.
Presidenti u shpreh se është detyra e tij të lartësojë të përndjekurit, që vuajtën nën regjimin komunist.
“Brezi i ri i lirisë nuk duhet dhe nuk do ta lejojë rilindjen e metastazave të diktaturës, qofshin këto të shfaqura edhe si elemente të autoritarizmit dhe deformimit të demokracisë,” shkruan Meta.