Meta paralajmëron manifestim kundër dhunës

Nga Exit News
Meta paralajmëron manifestim kundër dhunës

Presidenti Ilir Meta tha të mërkurën se  ai mund të organizojë një manifestim të fundit kundër dhunës së qeverisë.

Gjatë konferences së përbashkët me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, Meta i bëri thirrje qeverisë të heq dorë nga dhuna. 

Ai dënoi dhunën e ushtruar ndaj të mitruve në protestat për Klodian Rashën.

“Solidarizohem me UNICEF dhe të gjithë organizatat qe shprehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve dhe në këtë drejtim të jini të sigurtë që, nëse do të ketë ndonjë manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm edhe një, dhe do të jetë manifestimi i fundit kundër dhunës për t’i dhënë njëherë e mirë regjimit”, tha Meta.

Presidenti tha se nuk ishte prononcuar më parë për protestat, pasi ishte fokusuar tek kritikat e tij ndaj buxhetit të 2021.

“Nuk kam dashur të merrem me këtë çështje, veçanërisht këto ditë, sepse kam pasur vëmendjen te çëshja e buxhetit dhe për t’i dhënë qeverisë dhe mazhorancës në parlament që të reflektojë buxhetin”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>