
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë referendum për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti.
Në një konferencë për shtyp, të premten, pyetur se çfarë mund të bëjë presidenti tani që me ligjin e ri, shumica socialiste i ka ulur kompetencat presidentit, Meta u shpreh:
“Mbi kushtetutën është vetëm populli. Aty është populli i 2 marsit vetëm sa është shumëfishuar, ndaj të merren me pandeminë, me shëndetin e popullit. I ftoj edhe këta oligarkët që të mos harxhojnë lekë kot se do të zhgënjehen në 25 prill.
Një referendum mbarëkombëtar do vijë që do rrëzojë këtë sistem oligarkik që duan t’i kthejnë shqiptarët në të pambrojtur, do ketë rivendosje të rendit kushtetues. Kushtetuta është mbi të gjitha, mbi të është veç populli.”