Meta paralajmëron tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

Nga Exit News
Meta paralajmëron tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

Presidenti Meta ka paralajmëruar se do të padisë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë.

Pas reagimit zyrtar për anti-kushtetutshëmrinë e vendimit, Meta shkroi në Facebook se nëse qeveria dhe Bashkia Tiranë nuk tërhiqen nga ky vendim, atëherë ai do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese:

“Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të.”

Ai theksoi se çështja e Teatrit Kombëtar po pritet të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese, ku të paditur janë Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës.

Marrja e një vendimi si ky i transferimit të truallit të teatrit nga po të njëjtat institucione, vetëm sa rëndon pozitën e tyre antikushtetuese.

Presidenti shkruan se kundërvimi ndaj mbështetjes europiane që ka marrë Teatri Kombëtar “është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vlerave për të cilat kemi 30 vjet që përpiqemi të përqafojmë”.

Më herët presidenti Meta akuzoi qeverinë Rama se po përdor një procedurë tjetër ekstra-ligjore dhe anti-kushtetuese për të prishur godinat e Teatrit Kombëtar.

Komentin e plotë të presidentit mund ta lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>