Meta përkujton Nelson Mandelën: Kemi shumë për të mësuar prej tij

Nga Exit News
Meta përkujton Nelson Mandelën: Kemi shumë për të mësuar prej tij

Presidenti Meta përkujtoi të shtunën, në ditën ndërkombëtare të tij, Nelson Mandelën, presidetin e Afrikës Jugore, i njohur për luftën kundër shtypjes racore ndaj zezakëve në Afrikë.

një postim në Facebook, Meta tha se nga figura e Mandelës kemi shumë për të mësuar:

“T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e të qënit njeri, – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.

Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre. 

Por ata mbijetuan për të na treguar dhe lënë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, as vijnë si dhuratë dhe as qëndrojnë si të tilla.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>